Ligji i Dhomave të Tregtisë, investitorët e huaj kërkojnë tërheqjen: Taksë e fshehtë
Biznesi i huaj ka kërkuar nga Qeveria të tërheqë ligjin që detyron sipërmarrjen të anëtarësot në Dhomën Shqiptare të Tregtisë. Sipas tyre drafti nuk është konsultuar me grupet e interesit dhe është një taksë e fshehtë për biznesin. Por kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë argumentoi se një ligj i tillë ekziston në shumë vende europiane dhe është i domosdoshëm për të mbrojtur interesat e sipërmarrjes. Biznesi i huaj ka kundërshtuar ndryshimin në ligj që detyron sipërmarrjen të anëtarësohen te Dhoma Shqiptare e Tregtisë.Gjatë dëgjesës me grupet e interesit në Komisionin e ekonomisë, Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë deklaroi se kjo është një taksë e fshehtë për biznesin.Lorenc Gjoni: Duke qenë një pagesë e detyruar e vendosur me ligj, ne duam ta quajmë këtë një taksë. Sepse qeveria po e kërkon këtë pagesë, vetëm sepse nuk e ka emrin taksë. Prandaj kjo është një taksë e fshehtë për biznesin.Ndërkohë që përfaqësuesja e investitorëve të huaj kërkoi rishqyrtimin e ligjit.Marinela Jezo: Një zëri ne këkojmë edhe një herë, kthim të këtij projektligji, dhe diskutim me të gjitha grupet e interest në mënyrën e duhur dhe në kohen e duhur.Por kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jakaj, deklaroi se ky ligj zbatohet në shumë vende të Europës dhe është i domosdoshëm për të mbrojtur sipërmarrjen.Nikolin Jaka: Franca ka një ligj jo vetëm me antarësi të detyrueshme, por një ligj ku dhomat janë institucione dhe hartojnë politika strategjike për zhvillimin ekonomik. Dhe aq më teper Italia, ka një ligj me antarësi të detyrueshme që QKR-në e ka një nga shërbimet, që qeveria i ka dhënë në dispozicion dhomës së tregtisë së Italisë. Realisht është moment që të unifikojmë jo mendimin, por të unifikojmë mënyrën e lobimit dhe të pjesëmarrjes, duke respektuar rolin dhe strukturen e perfaqësisë. Ndryshimi i ligjit nuk është mirëpritur edhe nga opozita, edhe pse kryetari i Komisionti Erjon Braçe, argumentoi se një ligj i tillë ka qenë në fuqi edhe gjatë qeverisjes së demokratëve.