Në Durrës pronari i lokalit godet policin, në Kavajë ndërtim pa leje në xhami

Pronari i një lokali në zonën e Plazhit në Durrës është arrestuar pasi akuzohet se goditi punonjësin e policisë për shkak të detyrës.Policia e Durrësit informon se arrestimi i Lavdosh Serani, 41 vjeç është bërë dje, 15 shkurt 2016, në lagjen Nr.13 Durrës. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij i’u gjet dhe i’u sekuestrua në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri pistoletë tip TT dhe 1 fishekë model 54.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Goditjet për shkak të detyrës”dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenet 237 dhe 278/2 të Kodit Penal.Ndërkohë në Kavajë është arrestuar Azem Koni, 49 vjeç, banues po në këtë qytet..“Arrestimi i tij është bërë pasi në tokë publike të fshatit Hajdaraj , pa leje të organeve kopetente është konstatuar një ndertim shtesë në objektin xhami e cila ndodhet në këtë fshat. Për këtë ndërtim shtetasi Azem Koni kishte punësuar edhe punëtorë të cilët u konstatuan në objektin në fjalë” informon policia e Tiranës.Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij është konstatuar dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 1 armë gjahu, model Turk, pa leje.U dërguan materialet proçeduriale në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Kavajë për veprat penale, “Ndërtimit pa leje” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të gjahut dhe sportive”, parashikuar nga Nenet 199 a/2 dhe 280 të Kodit Penal.[caption id="attachment_678237" align="alignnone" width="540"]Ndertimi pa leje prane xhamise ne fshatin Hajdaraj Kavaje Ndertimi pa leje prane xhamise ne fshatin Hajdaraj Kavaje[/caption][caption id="attachment_678238" align="alignnone" width="411"]pistolete Ne foto: Pistoleta e sekuestruar pronarit te lokalit qe goditi policin[/caption]12489856_10207200599607017_1858971182_o /Oranews.tv/