Washington dhe Virginia, banorët shijojnë fundjavën nën pushtimin e borës

Banorët e bregut lindor në Shtetet e Bashkuara kanë shijuar fundjavën që lamë pas, pavarësisht të ftohtit të acartë që ka mbuluar mbarë rajonin.Virxhinia është ndër shtetet që është prekur më shumë nga dëbora dhe ngricat. Qeveria tha se ka marrë njoftime për plot 1427 aksidente automobolistike dhe 2122 telefonata emergjence për automjete të ngecura në dëborë.Qeveria lokale në Virxhinia ende e ka të pamundur të pastrojë autostradat dhe rrugët kryesore ndërsa në lagje, janë vetë banorët ata që përpiqen të pastrojnë rrugicat me lopata. Qeveria e kryeqytetit, Richmond ka mobilizuar 9500 punonjës dhe 13000 borëpastruese që kushtojnë 100 mln dollarë në total."Plani im për sot është të pastrojmë sa më shumë dëborë që të mundemi sepse nuk mundet të mos shkojmë më në punë, makinat tona kanë ngecur në dëborë" tha Rajesh, një banor vendas."Me këtë dëborë e kemi të pamundur tq dalim në rrugë por njëkohësisht është edhe e vështirë të pastrojmë" tha Emili, një tjetër banore.Edhe këtë të hënë, shkollat dhe institucionet e tjera shtetërore kanë qëndruar të mbyllura për shkak të dëborës që ka mbuluar gjithçka.694940094001_4720420601001_012516-fff-washington-1280 56a578f95fc7b.image 56a53c83c49a8.image 56a578f9e54de.image 56a3f9185cfce.image/Oranews.tv/