Gjendet pjesë e avionit në brigjet tajlandeze, dyshohet MH370

Rikthehet sërish në skenë  avioni i Malesia Airlines  MH370, i cili  u zhduk gati dy vjet më parë. Në brigjet tajlandeze është gjetur një pjesë metalike,  e cila dyshohet se i përket pikërisht fluturimit që për një kohë të gjatë mbeti mister dhe që mori vëmendjen e të gjithë botës.Ekspertët malajzianë dhe tajlandezë kanë marrë në inspektim pjesën e gjetur në jug të Tajlandës, duke nxitur spekulimet se mund ti përkasë pikërisht mjetit të Malesia Airlines. Pjesa u gjet nga banorët e zonës, të cilët u njoftuan zyrtarët lokalë. Sipas tyre bëhet fjalë për një pjesë rreth dy metër e gjerë dhe tre metra e gjatë._84568428_1ebd42e0-9e2e-4980-ac66-005b7a9fef23 Gjykuar nga shenjat mbi të, autoritet lokale dhe peshkatarët e zonës thanë se pjesa metalike mund te ketë qenë në det për jo më shumë se një vit. Ekspertët thanë se teksa  rrymat e fuqishme të  Oqeanit Indian mund të depozitojnë mbeturinat mijëra kilometra larg, rrënojat ka gjasa të kenë kaluar nëpër Ekuador drejt  hemisferës veriore. Ndërkohë ekipi australian, i cili vijon kërkimet për MH370 ka humbur detektorin hidrolokator që përdrejt për kerkimet në det. Shkak sipas tyre ka qenë një përplasje e pajisjes me një vullkan balte teksa kërkimet janë përqendruar në jug të Oqeanit Indian. Avionic MH370 u zhduk në mars të vitit 2014, me 239 persona në bord, gjatë një fluturimi të nisur nga Kuala Lampur drejt Pekinit. Bazuar në të dhënat e komunikimit satelitor, avioni mendohet të jetë rrëzuar në Oqeanin Indian.