Dispanceria me aparat radiografie, Beqaj: Reduktohet fluksi në spitalet universitare

Ministria e Shëndetësisë ka investuar në qendrën shëndetësore nr 4 në Tiranë në vendosjen e një aparati të ri të radigografisë. Ky aparat shërben për diagnostikim të sëmundjeve të mushkërive.  Ministri Beqaj gjatë inspektimeve tha se kryerja e ekzaminimeve në këtë qendër do të lehtësojë fluksin në spitalet universitare.Qendra shëndetësor nr 4 është pajisur me një aparat të ri të radiografisë televizive për ti ardhur në ndihmë pacientëve të prekur nga sëmundje të mushkrive.Kryerja e vizitave në këtë qëndër do të lehtësojë dhe fluskin e qytetarëve në sptialin “Shefqet Ndroqi”.Investimi është kryer nga Ministria e Shëndetësisë dhe vënia në punë e aparatit është inspektuar nga Ministri, Ilir Beqaj.Ilir Beqaj: Ky është një investim i rëndësishëm për këtë Qendër Shëndetësore, me një vlerë prej 5 milion lekësh të reja për blerjen e pajisjes së aparatit të Radiografisë. Në këtë institucion kemi 9 pneumologë, kur mjekët e familjes në të gjithë Tiranën referojnë pacientët për probleme të mushkërive, nuk shkojnë në spital por vijnë fillimisht këtu. Aparati i radiografisë ishte një pajisje e vjetër e cila bënte ekzaminimet të një cilësie shumë të dobët. Tashmë, kemi këtë pajisje shumë më të re, mjekët u shërbejnë shumë më mirë dhë shumë më shpejt pacientëve, reduktojmë flukset për në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, dhe sigurisht, angazhimet e marra për të ofruar shërbim pa pagesë. Ulja drastike e tarifave për personat e pasiguruar, nuk do të kishte kuptim nëse praktikisht nuk do të kishim pajisjet për të bërë të mundshme këto lloj ekzaminimesh. Ne vazhdojmë të fuqizojmë shërbimin parësor, të kthejmë gjithmonë edhe më tepër vëmendjen tek ky shërbim i rëndësishëm shëndetësor duke patur në fokus qytetarin. Mbulimin universal e zgjerojmë me akses universal, dhe padyshim mjekëve u ofrojmë kushte që të ushtrojnë sa më mirë detyrën dhe profesionin e tyre.Bluzat e bardha thanë se ulja e tarifave në spitale dhe qëndra shëndetësore për të pasiguruarit ka rritur rastet e paraqitjes për ekzaminime.Entela Nako: Konsultat dhe vizitat tek ne, janë tashmë edhe më lirë për personat e pasiguruar. Nëse deri më dje do të paguanin 2000 lekë, me tarifat e reja këta pacientë do të paguajnë vetëm 100 lekë, sigurisht duke zbatuar sistemin e referimit. Edhe pagesa për ekzaminimin radiologjik ka pësuar ulje në 100 lekë nga 500 që ka qënë më parë.Numri i pacientëve që marrin shërbimin shëndetësor në Qendrën Shëndetësore nr. 4, ose siç njihet ndryshe Dispanceria, është rritur shumë, duke shkuar në rreth 35 mijë ekzaminime në vit.