Paralizohet Ankaraja nga dëbora e dendur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2016, 21:42
Dëbora e dendur ka bllokuar pothuajse gjithë kryeqytetin turk, Ankaranë, duke detyruar mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore e duke anulluar qindra fluturime nga aeroporti i Esanboga.Rrugët janë mbyllur për shkak të borës dhe ngrica të jashtëzakonshme në rrugë ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar që banorët të qëndrojnë në shtëpi, të shmangin daljet kryesisht në orët e mbrëmjes dhe të shmangin gjithashtu udhëtimet, për një kohë të pacaktuar. /Oranews.tv/