Lady Gaga, tatuazh fytyrën e David Bowie
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2016, 08:43
29-vjeçarja, Gaga ditën e hënë, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy do të performojë për 8 minuta në nder të të ndjerit, këngëtarit legjendar, David Bowie. Për hir të artistit, i cili ndërroi jetë ne moshën 69 vjeçare, pas një beteje me kancerin, ajo vendosi ta bëjë fytyrën e tij tatuazh dhe ta shfaqë atë gjatë performancës në skenë.Gaga postoi një video në Snapchat për të dokumentuar, procesin e realizimit te tatuazhit të saj të tetëmbëdhjetë, i bërë nga Mark Mahoney.Ky ishte imazhi që ndryshoi jetën time”, ka shkruar ajo.
