John Kerry në Tiranë, ja çfarë presin qytetarët shqiptarë
Qytetarët e Tiranës shqiptarë e presin me shpresë vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit në Tiranë. Ata thonë se e shohin si një mundësi për të nxitur politikën shqiptare të punojë më shumë për ta, për realizimin e reformave që u sigurojnë mirëqenie.“Besoj se do ulë pak atë tensionin”, tha një qytetar.“Ai është një nga personalitetet pas Obamës, dhe ne shpresojmë që politika jonë të gjejë një zgjidhje sepse ajo është një vizitë e rëndësishme që do të ndikojë edhe në politikën shqiptare”, tha një tjetër qytetar.“Nuk presim asgjë me këta qeveriare që kemi sot”, u shpreh i zhgënjyer një tjetër qytetar i Tiranës.Kryeqyteti shqiptar është vizituar edhe nga Sekretarë të tjerë të Shteteve të Bashkuar të Amerikës dhe mesazhet e tyre kanë qenë për të luftuar korrupsionin.Qytetarët janë të ndarë në reflektimin që do të bëjë këtë herë politika në përmbushje të këtij mesazhi.“Kam mendimin se sa herë që vijnë personalitetet amerikane në Shqipëri ka një ndryshim në politikën shqiptare sepse ata lenë detyra, udhezime, japin direktiva”, deklaroi një qytetar.“Asnjëgjë, gënjeshtra. Këta bëjnë sikur zihen, bëjnë sikur do rregullojnë drejtësinë. Këto janë vetëm mashtrime”“Dicka do të ndryshojmë them unë”/Oranews.tv/