Rinisin reshjet e dëborës në segmentin Tuneli i Kalimashit- Fushë Dukagjin
Kanë rinisur reshjet e dendura të dëborës në segmentin rrugor Tuneli i Kalimashit-Fushë Dukagjin të Rrugës së Kombit, duke detyruar kompaninë mirëmbajtëse te ndërhyjë me 4 borëpastruese për pastrimin e trasesë së rrugës dhe hedhjen e kripës.Duke u favorizuar nga prezenca e mjegullës së dendur dhe rënies së dherave e gurëve në autostradë, Policia Rrugore iu ka bërë thirrje te gjithë drejtuesve të automjeteve që të ulin shpejtësinë gjatë gjithë këtij segmenti pasi mund të shkaktojnë humbjen e kontrollit të automjeteve.Rënie të dhërave e gurëve ka pasur kryesisht ne segmentin rrugor Fushë Dukagjin-Morinë të Rrugës së Kombit, akset nacionale Kukës - Bushtricë, Kukës-Shishtavec dhe Kukës -Qafë Mali, pasi intensiteti i reshjeve të shiut është shume i lartë.
