Në Francë përplaset autobusi i shkollës, humbin jetën 6 të rinj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2016, 14:22
Gjashtë të rinj nga mosha 16 deri në 18 vjec kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së autobusit të shkollës me një kamion në perëndim të Francës.Aksidenti ndodhi mëngjesin e të enjtes, në qendër të qytetit Rochefort. Mediat franceze raportojnë se një pjesë e një kamioni me rimorkio është shkëputur dhe ka goditur atobusin që po dëgonte nxënësit në shkollë.Ngjarja vjen një ditë pasi një djalë 12 vjec dhe një vajzë 15 vjecare humbën jetën në një tjetër aksident të ngjashëm.Autoritet lokale njoftojnë se dy nxënës të tjerë janë plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Presidenti francez Francois Hollande reagoi në Twitter me një mesazh ngushëllues për familjarët dhe të afërmit e viktimave.
