Ngatërresa në maternitet, Fëmija i shëndetshëm i nënshtrohet operacionit

Për çdo njeri lindja e fëmijës është momenti më i paharruar.Por ajo që duhej të ishte një festë e bukur u kthye në makth për një familje në Tennessee të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Në maternitet fëmija i tyre gabimisht u ngatërrua me një fëmijë tjetër duke iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale që ishte përcaktuar për këtë të fundit.Jennifer Melton lindi një djalë të shëndetshëm në QendrënUniversitare Mjekësore në Lebanon, afër Nashville. Menjëherë pas linjdes, Jennifer mendoi se infermierët kishin marrë djalin e saj, Nate, për një kontroll mjekësor të zakonshmën por kur ia kthyen zbuloi çfarë kishte ndodhur. “Infermierja kishte nisur t’i shpjegonte procedurën e ndërhyrjes në gjuhë” tregon Melton për CNNFëmija i shëndetshëm i ishte nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale të quajtur frenulectomy. Ndërhyrja ka të bëjë me lëkurën poshtë gjuhës e cila nëse është shumë e ngushtë mund të shkaktojë probleme me të ushqyerin e të folurën e fëmijës, madje mund të shkaktojë dhe probleme dhe me të ushqyerin me gji. Reth 5% kanë probleme të tilla.“Është pakujdesi. Nuk ka asnjë justifikim ndërhyrja kirurgjikale në një fëmijë të shëndetshëm. Nuk ka asnjë justifikim ngatërrimi i fëmijës së sëmurë me atë të shëndetshëm” thotë për CNN, Clint Kelly, avokati i familjesDoktori, emri i të cilit nuk është bërë i ditur ka pranuar gabimin në një raport që është bërë në spital. “Kërkova fëmijën e gabuar. Ndërhyrjen kirurgjikale duhej ta bëja tek një fëmijë tjetër. E pranoj gabimin dhe kërkoj ndjesë” shkruan ai.Familja Melton është e frikësuar për të ardhmen e fëmijës.“Nuk e dimë nëse fëmija do të ketë probleme me të folurën apo të ngrënin. Problemi këtu është se ishte një fëmijë i shëndetshëm që duhej të linte spital por në të vërtetë u dëmtua nga spitali” thotë KellyQendra Universitare Mjekësore nuk pranoi të komentonte çfarë kishte ndodhur.30F2AD8200000578-3435214-image-m-84_1454787596060  30F2AE1600000578-3435214-image-a-85_1454787633162/sg/Oranews.tv