Gjykata refuzon planin e Obamës për emetimet e karbonit
Gjykata e Lartë në SHBA ka bllokuar planet e presidentit amerikan Barak Obama për të rregulluar emetimet e dioksidit të karbonit nga termocentralet amerikane.Gjykata vendosi se plani i pastër i energjisë i presidentit nuk mund të shkonte përpara pa u dëgjuar të gjitha sfidat ligjore. Projektuar për të ulur emetimet e SHBA me 32% deri në vitin 2030, skema vë theksin në energjinë e rinovueshme, një element kyc dhe një premtim i Shteteve të Bashkuara në samitin e klimës të kombeve të bashkuara mbajtur në Paris dhjetorin e vitit të kaluar.I prezantuar nga presidenti Obama në gusht të 2015, plani ka qëllim reduktimin e karbonit për çdo shtet, por 27 vende kanë kërkuar bllokimin e propozimeve të të Obamës në gjykatë me argumentin se plani ishte një shkelje e të drejtave të shteteve amerikane. Gjykata Supreme votoi me 5 vota pro dhe katër kundër për pezullimin e planit në pritje të rezultatit të procesit gjyqësor. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest në një deklaratë tha se administrata Obama nuk pajtohet me vendimin e gjykatës, duke argumentuar se plani i jep kohë dhe fleksibilitet çdo vendi të zhvillojë dhe përshtasë planet për uljen e përqindjes së karbonit, me qëllim përmirësimin e cilësisë së ajrit.Megjithatë vendimi i gjykatës ka vënë në dyshim kontributin e Obamës dhe vendit të tij në këtë plan global për përmirësimin e klimës, i cili ishte edhe një ndër promotorët e bisediemve të Parisit.