Koreja e Veriut riaktivizon reaktorët e prodhimit të plutoniumit
Koreja e Veriut ka riaktivizuar një reaktor për prodhimin e plutoniumit, element që mund të përdoret për krijimin e bombave bërthamore. Lajmi është komunikuar nga shefi i shërbimit inteligjent amerikan, James Clapper, i cili tha se gjithashtu se koreano veriorët kanë si synim ndërtimin e një rakete që mund të godasë koordinata të ndryshme në të gjithë botën.Vendimi i qeverisë së Penianit për riaktivizimin e reaktorit vjen disa ditë pas lancimit të rraketës me rreze të gjatë veprimi që u dënua ashpër nga fuqitë ndërkombëtare por edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.Kjo e fundit komunikoi se për Korenë e Veriut do të vendosen edhe sanksione të reja të cilat do të komunikohen gjatë ditëve në vijim.Reaktori i prodhimit të plutoniumit ndodhet në Yongbong dhe në rast se funksionon me kapacitet të plotë është i aftë që të prodhojë një bombë nukleare brenda një viti. Sipas përllogaritjeve, 4 kilogramë plutonium kanë një forcë shpërthyese prej 20 kilotonësh.Ndërkombëtarët kanë bërë vazhdimisht thirrje që Peniani të mbyllë reaktorin e Yongbong, pavarësisht se apeli i tyre nuk është marrë parasysh nga koreano-veriorët./Oranews.tv/