Sulm kamikaz në kryeqytetin e Sirisë, ISIS merr përsipër autorësinë

Një shpërthim kamikaz në kryeqytetin e Sirisë, Damascus, ka shkaktuar të paktën 8 viktima ndërkohë që afro 20 persona të tjerë janë plagosur.Sulmi u ndërmor pranë një stacioni policie dhe si rrjedhojë të gjithë viktimat raportohet se ishin oficerë të forcave policore. Autorësia e këtij sulmi terrorist është marrë përsipër nga militantët e Shtetit Islamik.Nëpërmjet postimeve në rrjetin social Twitter, ata nënvizuan se ekstremisti i cili hodhi veten në erë ishte Abu Abdul Rahman al Shami.Sipas asaj që komunikojnë zyrtarët e qeverisë, qëllimi primar i terroristit ishte që t'a shpërthente bombën në një treg ushqimor që ndodhej shumë pranë zonës ku ndodhi incidenti tragjik. Ndërkohë, bëhet me dije se bilanci i viktimave mund të rritet pasi personat të cilët janë shoqëruar në ambientet spitalore, kanë marrë plagë të rënda.Pavarëisht se shifrat zyrtare raportojnë për 8 viktima, militantët e ISIS kanë pretenduar se si pasojë e sulmit kanë humbur jetën 20 persona.69ea609f9b3b4a8e99a6ac7eb3dfdcb8_18Syrian army soldiers and civilians inspect the site of a suicide bombing at a police officers' club in a residential district of Damascus, in Masaken Barza, Syria February 9, 2016. REUTERS/Omar Sanadiki/Oranews.tv/