“Fotoja e karnavaleve”, fëmija maskohet si oktapod

Në festën e karnavaleve ka fituar ky fëmijë. Fotoja e fëmijës veshur si oktapod dhe i zhytyr në një tenxhere me supën me midhje është bërë e famshme në internet. “Një ide e shkëlqyer”, kanë komentuar përdoruesit e internetit duke i bërë komplimente nënës së fëmijës. Në fotografinë, oktapodi i vogël ndodhet në rrugë i rrethuar nga midhjet, ushqimet e detit dhe limonët. Kostumi është kompletuar me një tenxhere dhe një karrocë që ngjan sikur të ishte një tavolinë ngrënieje.