Buxheti i SHBA për vitin 2017, Obama kërkon 4.1 triliardë dollarë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka dërguar në senat propozimin e tij përfundimtar sa i përket planit të shpenzimeve për vitin 2017, duke kërkuar një shifër rekord prej 4.1 triliardë dollarësh.Drafti ka të parashikuar një sërë prioritetesh mes të cilave edhe shtimi i fondeve për luftimin e Shtetit Islamik. Për të bërë një gjë të tillë, administrata Obama ka gjykuar se janë të nevojshme afro 7 miliardë dollarë, ndërkohë që pritet të ketë rritje të financimit edhe për energjinë e rigjenerushme, ku pritetet të shpenzohen 7.7 miliardë dollarë.Ndërkohë, në rast se drafti do të miratohet, për sigurinë kibernetike do të vihen mënjanë plot 19 miliardë dollarë.Në bazë parashikimeve të bëra nga ekspertët, mendohet se buxheti i propozuar nga Obama, nuk ka shumë gjasa që të miratohet nga Kongresi amerikan.Megjithatë, në bazë të legjislacionit, anëtarët e senatit mund të zgjedhin që t'a aprovojnë pjesërisht draftin si dhe të kundërshtojnë pikat për të cilat nuk bien dakord.Presidenti Barak Obama, mandati i të cilit mbaron në muajin Janar, do të bëjë përpjekjen e fundit për të financuar politikat kryesore të programit të tij, ku përfshihen edukimi, reforma shëndetsore, drejtësia dhe krijimi i vendeve të reja tw punës./Oranews.tv/