Zhvarrosja e piktorit Kodra, Ministria e Kulturës nuk gjen darkordësi me banorët

Ministria e Kulturës nuk ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët me banorët e Ishmit për zhvarrosjen e eshtrave të piktorit Ibrahim Kodra.Këtë herë ishte Zv.Ministri i Kulturës Zef Çuni për të negociuar me ta por në përfundim banorët nuk u sprapsën përballë qëndrimit të tyreZef Çuni: “Nuk jam duke folur me gjaknxehtësi. Eshtë e treta herë që vij. Dje kam ndejtur 7 orë me përfaqësuesit tuaj. Kë quan padrejtësi ti? Quan padrejtësi që ta ngresh në pandeolin e njerëzve të shquar?"Banor: “Po sikur ne të vëmë një pllakë ketu prehen për 10 vjet eshtrat e Ibrahim Kodrës të cilat u grabitën pa pëlqimin e Komunitetit. Është pikë themelore kjo. Pa pëlqimin nuk mund të bëhet.”Zef Çuni: “Do ta vendosim me vëllezërit Frashëri e shumë njerëz të shquar .”Bisedimet pritet të vijojnë ndërkohë Ministria e Kulturës ka në program për të kryer ceremoninë e zhvendosjes së varrit të Ibrahim Kodrës në datën 12 shkurt në Kodrat e Liqenit Artificial.Zef Çuni: “ Ne kërkojmë t’i bindim sepse është më mirë dhe për ata të kenë një qendër edhe këtu, edhe në Tiranë.”Në emër të Bexhet Pashollit, kryetarit të Fondacionit Ibrahim Kodra analisti Mentor Nazarko u shpreh se nuk po kërkohet më tepër nga sa ka kërkuar piktori në amanetindhe testamentin e tij.Mentor Nazarko: “ Ibrahim Kodrës duhet t’i plotësohet amaneti që ka patur për tu varrosur në Tiranë dhe krahas figurave të shquara të Kombit Shqiptar.”Prej disa ditësh banorët e Ishmit kundërshtojnë vendimin e Ministrisë së Kulturës që parashikon zhvarrosjen e eshtrave të piktorit Kodra. Sipas tyre ishte vetë amaneti i Kodrës për tu varrosur në këtë zonë dhe se nuk do e lejojnë shkeljen e këtij amaneti.

Letra që avokati i fondacionit Ibrahim Kodra i ka dërguar Berishës në vitin 2007

/Oranews.tv/