Nis faza e dytë e rikonstruksionit të Ujësjellësit, zgjidh problemin e ujit të pijshëm
Kanë nisur punimet për rikonstruksionin e Ujësjellësit të qytetit të Kukësit, duke rritur shpresat e banorëve për shtimin e prurjeve të ujit të këtij qyteti.Vetë Drejtori i Përgjithshëm i Ujesjellës- Kanalizimeve ka inspektuar nisjen e punimeve të këtij Ujësjellësi dhe ka deklaruar se me anë të zbatimit të këtij projekti do të marrë fund problemi i furnizimit me ujë të pijshëm.Kreu i Bashkisë Kukës, Bashkim Shehu, e ka vlerësuar nisjen e rikonstruksionit të Ujësjellësit të Kukësit dhe ka siguruar që pas zbatimit te këtij projekti do të vendosen matësat e rinj tek abonentët, pasi kanë vite pa u zëvendësuar.Firma zbatuese e këtij projekti ka marrë të gjitha masat për fillimin e fazës së dytë të projektit të rikonstruksionit të Ujësjellësit dhe ka siguruar që projekti do zbatohet para afateve kohore të parashikuara në kontratë.Vlera e këtij investimi kap shifrën rreth 180 milion lekë të reja, ndërsa afati i përfundimit të punimeve për rikonstruksionin e këtij Ujësjellësi është 12 muaj.
