Përplasje të reja në Kos të Greqisë, banorët kundër ndërtimit të kampit për emigrantët
Tension dhe përplasje të reja janë regjistruar gjatë ditës së sotme në ishullin Kos jashtë kampit, ku do të ndërtohet vendi i qëndrimit për regjistrimin dhe qëndrimin e emigrantëve dhe refugjatëve që vijnë në ishull.Herët të shtunën në mëngjes, banorët e Pili-t u mblodhën jashtë kampit, ku të premten ka filluar puna për krijimin e kampit (hot spot).Rreth 100 persona kanë ndezur zjarre dhe sipas mediave greke nuk lejuan të kalojë makinën e grupit që ndihmon në ndërtimin e kampit, çuar në përplasje mes banorëve dhe policisë.Menjëherë pas kësaj, banorët kanë mbyllur me gurë rrugën për në kamp.Ndërsa kanë ndërhyrë operatorët e pajisjeve ushtarake, të cilët kanë arritur të kalojnë pas konsultimit me banorët.Episode dhune mes policisë dhe banorëve u regjistruan dhe të premten, ku si pasojë e hedhjes së kimikateve nga forcat e rendit tre persona u plagosën, ndërsa dy gra humbën ndjenjat.