Mungesa e përkthyesit liron shqiptarin që u kap me 93 kg kokainë

Ka ngjallur polemika mediatike në Itali, lajmi i lënies në gjëndje të lirë të shqiptarit M.A 42 vjeç i arrestuar më datën 20 janar sëbashku me shqiptarin G.E 36 vjeç me akuzën e trarfikut të lëndës narkotike të tipit kokainë.Dy shqiptarët u arrestuan në territorin italian sapo kishin kaluar kufirin me Austrinë pasi në makinën e tyre tip “Ford Kuga” u gjetën të fshehura 93 kg kokainë e pastër me vlerë 18 milionë euro.Mediat italiane informojnë sot se shqiptari M.A 40 vjeç rezident në Hollandë është lënë i lirë pas një ngërçi burokratik.Në seancën e parë gjyqësore mungesa e një përkthyesi nga gjuha italiane në gjuhën shqipe ka bërë të mundur skadencën kohore të detyrueshme për të mbajtur të arrestuar shqiptarin M.A.Tashmë ai ka lënë burgun e Bolazanos dhe është larguar më shumë gjasa drejt Hollandës aty ku dhe jetonte.Shqiptari tjetër G.E 36 vjeç i cili e njihte gjuhën italiane vazhdon të jetë i arrestuar nën akuzën e trafikimit të kokainës.256d319e-48ce-4fe5-a0a2-f4a8d9e1cc1f