Reforma në drejtësi, Ristani: Palët janë pajtuar me rekomandimet e Venecias
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani deklaroi nga Mati se reforma në drejtësi është në rrugën e duhur, pasi palët janë pajtuar me rekomandimet e Venecias. Ndërkohë Ristani i mëshoi idesë për zgjedhje të parakohshme si e vatmja rrugë që sipas tij do shpëtojë popullin nga keqqeverisja.Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, nga Burreli deklaroi se për reformën në drejtësi tashmë palët janë dakorduar dhe janë pajtuar me rekomandimet e Komisionit të Venecias.Sipas Ristanit, populli duhet të shpëtojë menjëherë nga keqqeverisja përmes zgjedhjeve të parakohshme, që siç tha ai, do stabilizonin vendin nga korrupsioni.Ristani: Të gjitha palët ramë dakord që të marrim mendimin e Komisionit të Venecias. Mendimi i Komisionit të Venecias erdhi, erdhi ashtu siç e pretendoi Partia Demokratike. Zgjidhja e vetme për të shpëtuar nga regjimi i Ramës dhe i Metës është që populli të bindet dhe të bashkohet me idenë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, por me qeveri teknike që të përgatisë zgjedhje të lira dhe të ndershme.Arben Ristani ishte i pranishëm në ceremoninë për 25 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike në Mat, sëbashku me deputetët e Qarkut Dibër, Bedri Hoxha e Roland Keta, si dhe themelues të kësaj force politike.