Pas pastrimit nga municionet, Ministria dhe FA mbjellin 1000 rrënjë ullinj në Gërdec

Pasi e kanë pastruar nga municionet, Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura kanë marrë një tjetër nisëm për zonën e Gërdecit, mbjelljen e njëmijë rrënjëve ullinj.E pranishme në këtë aktivitet, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli tha se nga një vend i vdekjes do ta kthejnë Gërcëcin në një vend ku mbizotëron e gjelbërta.Kodheli:“Ky është një nga operacionet më të rëndësishme të Forcave të Armatosura dhe vjen në një zonë simbol të keqpërdorimit nga to. Nga një vend i vdekjes, e kthejmë Gërdecin në një vend ku lulëzon jeta e gjelbër”.Duke vlerësuar moratoriumin e vendosur nga qeveria për ndalimin e shfrytëzimit të pyjeve, Ministrja e cilësoi masakër mjedisore, shfrytëzimin që i është bërë pyjeve gjatë viteve të fundit.Kodheli:“Moratoriumi konsiderohet si një nga reformat më të mëdha të qeverisë shqiptare. Është e paimagjinueshme se çfarë i kemi bërë mjedisit në këto vjet. Janë prerë mbi 200 mijë hektarë pyje dhe nuk është mbjellë asgjë në krahasim me atë që kemi prerë, çka ka sjellë përmbytje e shkatërrim. Pas një dekade do të ishim një vend totalisht i zhveshur. Të parët na e lanë mjedisin të pastër, ashtu siç kemi detyrimin t’ia lëmë fëmijëve tanë.Kemi mbjellë 1 mijë pemë, por është si të kenë lindur 1 mijë fëmijë”,-tha Kodheli.Në fund Ministrja e Mbrojtjes Kodheli dhe shefi i Shtabit gjeneralmajor Bazo inspektuan zonën ku ende vijon puna për pastrimin e saj dhe që ende pas 8 vitesh gjenden djegore të pashpërthyera.12657417_952854088131265_8641381375639557493_o 12657771_952854081464599_5974595390197473071_o 12658027_952854074797933_4050563937051659129_o 12694495_952854198131254_5570947027973520944_o 12694686_952854204797920_3144931411371441532_o 12710966_952854201464587_4316182738968000815_o 12710974_952854098131264_6499045930572700721_o