Ekonomia, infrastruktura rikthehet prioritet për zhvillimin

Edhe pse vitet e fundit nuk ka pasur investime në infrastructure, ekspertët rekomandojnë se në vitet në vijim ky sektor duhet të jetë prioritet i qeverisë shqiptare.Në raportin e reformave ekonomike 2016-2018 përcaktohet se është e nevojshme që këto invetime të  përqëndrohen në rrjetin kryesor rrugor, në portet dhe hekurudhë.Sektorë që kanë nevojë për ndërhyrje të menjëhershme për ekonominë përcaktohen bujqësia që vuan nga toka e fragmentarizuar dhe turizmi.Në dy vitet e ardhshme shtimi i investimeve në infrastrukturë përcaktohet si një reformë kyçe për ecurinë ekonomike të vendit  edhe pse dy vitet e fundit qeveria nuk ka nisur asnjë projekt të ri.Në raportin e reformave ekonomike 2016-2018 theksohet se përmirësimi i rrugëve, porteve dhe i hekurudhës janë të domosdoshme për të rritur shkëmbimet tregtare dhe të ardhurat në buxhet.Por mesa duket gjatë këtij viti ky rekomandim është i pazbatueshëm.Gjatë vitit 2016 në buxhetin e shtetit, shpenzimet janë parashikuar 452.1 miliardë lekë, me një rënie prej gati 1% në raport me një vit më parë.Dhe gërshëra do të bjerë pikërisht mbi investimet publike, pra investimet në infrastrukturë këtë vit do të jenë edhe më të vogla se një vit më parë.Në raportin e hartuar nga ekspertë  të institucioneve shqiptare të cilët janë mbështetur edhe në rekomandimet e BE-së dhe FMN-së  kërkohet finalizimi i një drafti për infrastrukturën.Ndërkohë  Strategjia Sektoriale e Transportit është duke u hartuar me mbështetje të asistencës teknike nga Komisioni Evropian.Finalizimi i saj si një draft, parashikohet të përfundojë brenda tremujorit të tretë të vitit 2016.Përmirësim kërkohet edhe në infrastrukturën e porteve, të cilat do të mundësonin më pas ankorimet e anijeve më të mëdha  të mallrave, çka do sillte rritjen e vëllimit të mallrave, numrit të pasagjerëve dhe do të ulë koston e transportit.Po ashtu kërkohet që në dy vitet e ardhshme me prioritet të jetë edhe hekurudha dhe sidomos në aspektin lidhës me vendet e rajonit.Një tjetër sfidë e qeverisë për të përmirësuar ekonominë në vend është edhe konsolidimi dhe defragmentarizimi i tokës, kjo pasi vlerësohet si pengesa kryesore për konkurueshmërinë.Në raport theksohet se kontributi i bujqësisë dhe turizmit në PBB, me kalimin e viteve, ka nxitur rritjen ekonomike dhe ofruar mundësi të mëdha punësimi.Megjithatë, të dy sektorët vazhdojnë të përballen me pengesa dhe sfida për rritjen e qëndrueshme. Sektori i bujqësisë vazhdon të përballet me një sërë sfidash, duke përfshirë përmasat e vogla të fermave dhe fragmentimit të tokës, infrastruktura e dobët, qasja e kufizuar në kredi dhe grante Standardizimi i Sektorit të Turizmit  sipas raportit kërkon një  reformë që  të përmirësojë cilësinë e përgjithshme të produkteve/shërbimeve në industrinë e turizmit të gjithë strukturat akomoduse, restorantet, guidat turistike, operatorët turistikë në fushën e turizmit, si dhe të tjerë ofrues shërbimesh që lidhen me turizmin.