Erdogan: Rusia të mbajë përgjegjësi për viktimat në Siri

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayp Erdogan, ka deklaruar se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për mijëra persona që kanë humbur jetën në Siri.Sipas tij, Vladimir Putin kërkon që të konfirmojë Presidentin Bashar Al-Assad në krye të vendit, në mënyrë që t'a përdorë këtë të fundit sipas interesave të tij. Ai shtoi se Rusia ka nisur të zaptojë territorin sirian, pasi ka ndërtuar një bazë ushtarake ajrore dhe një detare."Rusia duhet të mbajë përgjegjësi viktimat në Siri. Duke bashkëpunuar me regjimin e Assad ata kanë vrarë më shumë se 400.000 persona. Kremlini ka nisur që të shtojë ndikimin e tij edhe në Siri, pasi ka ndërtuar dy baza ushtarake. Qëllimi i Putin është që të vendosë Assad në pushtet dhe t'a kontrrollojë sipas interesave të tij."Deklarata e Erdogan vjen pas një tensioni diplomatik që përfshiu dy vendet, pasi sulmit që Ankraja urdhëroi ndaj një avioni rus i cili nuk rrespektoi kufirin ajror turk.Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Rusisë janë shkëputur thuajse plotësisht, teksa ka nisur edhe anulimi i një sërë marrëveshjeve ekonomike mes tyre./Oranews.tv/