Tronditet Austria, një emigrant nga Iraku përdhunon një 10 vjeçar
Opinioni publik europian është tronditur sërisht nga një skandal seksual që lidhet me azil-kërkuesit.Kësaj herë ngjarja e turpshme vjen nga Austria ku një emigrant nga Iraku, ka pranuar se ka përdhunuar një djalë 10-vjeçar në ambientet e një pishine ne Vienë.Gjatë marrjes në pyetje, shtetasi irakian, tha se bëhej fjalë për një emergjencë, pasi prej më shumë se katër muajsh ai nuk kishte kryer marrëdhënie seksuale. Ai tha se është në dijeni që një gjë e tillë ndalohet në mbarë botën, por tha se e kishte të pamundur të rezistonte, pavarësisht dhimbjes që do t'i shkaktonte djalit.Ky skandal ka ndodhur më datë 2 dhjetor, megjithatë, është publikuar së fundmi në mediat vendase dhe ato ndërkombëtare.Sulmet seksuale të kryera nga emigrantët janë kthyer tashmë në një problem shqetësues shumë vende të Europës. Qyteti gjerman i Koln-it u trondit gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve, ku në polici pati qindra denoncime që lidheshin me akte të turpshme, vjedhje, perdhunim, etj.Pas hetimeve u vërtetua se shumica e këtyre veprave penale ishin konsumuar kryesisht nga azil-kërkuesit./Oranews.tv/