Materniteti i Lezhës, Albina Deda: Mungojnë ilaçet më elementare

Deputetja e PD, mjeke në profesion, Albina Deda ka inspektuar maternitetin e Lezhës, ku konstatoi  gjendjen e amortizuar të tij. Sipas deputetes së PD, nuk mund të flitet për shëndetësi falas, në kushtet kur mungojnë dhe ilacet më elementare.Skandaloze e ka cilësur gjendjen në maternitetin e  Lezhës deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda, mjeke në profesion. Teksa inspektoi nga afër ambientet e brendshme tha se se nuk ka shendetësi falas, ndërsa vërehet mungesë e ilaceve më elementare,  të cilët e pranojnë edhe vetë mjekët që shërbejnë aty.Albina Deda,deputete e PD-së:  Është një situatë mjerane, mungojnë medikamentetet. Pacientët dhe familjarët e pacientëve të gjitha medikamentet që duhen në maternitet i blejnë.Për demokratët përgjegjës për këtë situatë është kryeministri dhe Ministri Beqaj.Albina Deda,deputete e PD-së: I bëj apel Ramës që sot ka qenë në Berat, të spostojë shoun e tij në veri, sepse e ka harruar premtimin për shëndetësi falas në veri. Është gjendje mjerane në të gjitha spitalet e veriut. Të marrë edhe shokun e tij Beqe dhe të inspektojë spitalet.Spitali rajonal i Lezhës mbulon nevojat në të gjithë qarkun, përfshirë dhe zonat e thella të Mirditës.