Kurti: Nëse vazhdojmë rrugën e Mustafës e Thaçit, lufta në Ballkan është afër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2016, 21:45
Në emisionin “Debat” në RTK, Albin Kurti, deputet i Vetëvendosjes, tha se nëse Kosova vazhdon rrugëtimin e saj me hapat e kryeministrit Isa Mustafa e zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi, gjasat janë që brenda 4 apo 5 vjetësh në Ballkan të ketë luftë.
“Nëse vazhdojmë në këtë rrugë, të Thaçit e Mustafës, Vuçiqit Dodikut, brenda 4-5 vjetësh gjasat janë më shumë që të ketë luftë se sa mos te ketë në Ballkan”, tha Kurti.Ai tha se kjo Qeveri duhet të shkojë përpara se ta ringjallë Asociacionin e komunave serbe në Kosovë.Ndërsa, sa i përket zgjedhjes së Thaçit president, Kurti tha se kjo nuk po bëhet për shkak të opozitës, dhe jo se nuk i ka deputetët e LDK-së, pasi opozita do të hidhte gaz në atë seancë.“Ka ardhur koha që të mos ketë seanca të Kuvendit. Thaçi i ka deputetët e LDK-së, ai nuk po zgjedhet për shkak të opozitës”, tha ai.E për këtë Kurti tha se opozita ka gaz lotsjellës mjaftueshëm.Tutje, ish-kryetari i Vetëvendosjes tha se Vetëvendosje nuk po proteston kundër Qeverisë, por po proteston kundër Qeverisë që e solli “Zajednicën”.Sipas tij, Isa Mustafa është totalisht i parashikueshëm nga kundërshtari dhe për këtë arsye ai nuk duhet të dërgohet në bisedime.Në pyetjen rreth qëndrimit të VV-së në raport me ndërkombëtarët, Kurti tha se aleanca me SHBA-të është e thellë dhe ajo duhet të zgjerohet.“Aleanca me SHBA-të është e thellë. Kjo aleancë duhet të thellohet dhe zgjerohet. SHBA-të na ndihmojë ta formojmë veten. Nuk kemi nevojë për aleatë të rinj, por për aleanca të reja”, tha ai. /KosovaPress/