Kodheli në Berat për fushatën e rekrutimeve: FA mundësi për punësim dhe shkollim

Në takimin e zhvilluar me maturantët e gjimnazit "Babë Dudë Karbunara" në Berat, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli u ka bërë apel të rinjve të bëhen pjesë e forcave të armatosura të vendit.Apeli i Ministres së Mbrojtjes vjen në kuadër të rekrutimit të të rinjve shqiptarë tek Forcat e Armatosura si një mundësi për shkollimin e tyre të mëtejshëm edhe jashtë vendit.Kodheli: FA janë një mundësi e jashtëzakonshme për punësim, një mundësi e jashtëzakonshme për t’u shkolluar në akademitë më të mira botërore, duke filluar që nga SHBA, e deri në vendet fqinje. Kush do të vendosë ta sfidojë të ardhmen, ta sfidojë opinionin dhe ta ketë të sigurt rrugën në karrierë, është i mirëpritur të vijë të konkurrojë, të aderojë, të mësojë, të trajnohet, të edukohet, të përparojë në FA të Republikës së Shqipërisë. Është pa as më të voglin dyshim pjesa më elitë, më e mirë, më e dedikuar e shoqërisë shqiptare. FA janë një mundësi e jashtëzakonshme për të përparuar në karrierë.Nga gjimnazi  "Babë Dudë Karbunara" në Berat 60 nxënës kanë aplikuar për tu bërë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.