Standart and Poor's rrit vlerësimin për ekonominë shqiptare
Agjensia presitigjoze e kreditimit, Standard and Poor's, e ka rritur vlerësimin për Shqipërinë nga B në B+, sa i përket përmirësimit të përformancës fiskale.Në një raport të publikuar, theksohet se vendi ynë ka një trajektore në ulje të borxhit publik, i cili përgjatë periudhës tre vjeçare 2016-2019, do të arrijë në nivelin e 60%-shit të GDP-së, krahasuar me 70% që u regjistrua në vitin 2015.Standard and Poor's nënvizon se mbështetja dhe bashkëpunimi me Fondin Monetar Ndërkombëtar do ta mbrojë Shqipërinë edhe nga rreziqet e jashtme.Në raport shkruhet gjithashtu se për të përmirësuar mbledhjen e të ardhurave, qeveria ka forcuar institucionet financiare, ndërkohë që përpjekjet për të shmangur humbjet në sektorin e energjitikës kanë qënë pjesërisht të suksesshme.