Arrestohet biznesmeni, tentoi të godasë prokuroren në gjyqin për pronën
Një biznesmen 51 vjecar është arrestuar në Fier, pasi akuzohet se tentoi te godase prokuroren. Biznesmeni ishte ne gjyq për pronën ku ka ndërtuar një lokal, të cilën pretendon se ia ka blerë shtetit, ndërkohë që cështja është hedhur në gjyq nga ish pronari i tokës.Fier-Një person është arrestuar nga policia e Fierit para godinës së Prokurorisë pasi akuzohet se ka kundërshtuar dhe ka tentuar të godasë prokuroren e Fierit, Eglantina Shehu. Arben Myzeqari është takuar në paraburgim të policisë së Fierit, me avokatin mbrojtës, që e cilësoi ndalimin të paligjshëm.Vaso Strakosha, avokat mbrojtës i Arben Myzeqarit: Akuzohet për ushtrim dhune në tentative ndaj prokurores. Këtu është shkelur procedura penale sepse në rrethana të tila Prokuroria e Fierit nuk ka të drejtë të veprojë për një Prokurore që është brenda institucionit të saj.Nga ana tjetër prokurorja Eglantina Shehu është paditur nga një i afërm i të ndaluarit, për fshehje të provave, për një konflikt pronësie.Sokol Allaj: Sot e kanë arrestuar për një konflikt me Eglantina Shehun, prokurorja e Rrethit të Fierit.Arben Myzeqari u përplas me prokuroren në procesin gjyqësor për një pronës, të cilin 51 vjecari pretendon, që ia ka blerë shtetit, por që më pas ka përfunduar në dyert e gjykatave pas konfliktit me ish pronarin.[caption id="attachment_670928" align="alignnone" width="984"]
Ne foto: Avokati dhe i afermi i Arben Myzeqarit[/caption]