Schulz: “Nëse britanikët duan të largohen, le të largohen”

Liderët europianë janë aq të zemëruar me kërkesat e Britanisë sa që privatësisht thonë: “Nëse britanikët duan të largohen, le të largohen”, tha Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz.Ai i bëri këto komente gjatë një fjalimi në Shkollën e Ekonomisë në Londër. Schulz, që ka qenë President i Parlamentit Europian që prej vitit 2012, tregoi arsyet se pse ai dëshiron që Britania të qëndrojë në BE, duke pranuar se “ajo shpesh teston durimin tonë”.Schulz gjithashtu tha se deputetët e Parlamentit mund të ndryshojnë disa nga reformat e David Cameron pas referendumit, duke shtuar për SkyNews se “asgjë nuk është e pakthyeshme”, në kundërshtim të dukshëm me kërkesat e kryeministrit britanik sipas të cilit këto reforma duhet të jenë të detyrueshme.Presidenti i Parlamentit Europian tha: “Europa ka nevojë për Britaninë e Madhe me përvojën që ka në politikat e jashtme, dhe shpresoj që këto kriza të zgjidhen sa më shpejt”"Kjo është arsyeja pse personalisht unë jam një mbështetës i fortë i Britanisë së Madhe që ajo të mbetet në BE."Kur Britania e Madhe thotë se dëshiron që BE të jetë  më demokratike, më transparente, më konkurrues dhe më pak burokratike - Unë jam dakord me të"