Arrestohet tregtari informal, ktheu banesën në dyqan vere dhe rakije
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2016, 21:42
Një 45 vjeçar në Durrës ka rënë në prangat e policisë për ushtrim aktiviteti të paliçensuar të pijeve alkoolike.Astrit Kalushi kishte përshtatur ambjentet e katit të parë të banesës së tij për ushtrim aktiviteti të paliçensuar të prodhimit të pijeve alkoolike, verë dhe raki.Ndalimi i tij u bë nga Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të parandalimit dhe goditjes së informalitetit pas një hetimi dy mujor.Në cilësinë e provave materiale i’u gjetën dhe i’u sekuestruan:
- të gjitha paisjet e ushtrimit të aktivitetit të cilat kapin vlerën rreth 10.000 €;
- sasinë prej 17.500 litra “Verë” të Kuqe dhe të Bardhë;
- 200 litra “Raki” dhe
- 10.000 litra lëndë të fermentuar e gatshme për prodhim pije alkoolike “Raki”.