Tërmet i fuqishëm në Tajvan, rrëzohen pallatet, 7 të vdekur, qindra të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2016, 07:57
Një tërmet i fuqishëm me magnitutë 6.4 ballë goditi Tajvanin duke shkaktuar deri tani 7 persona të vdekur dhe mbi 150 të plagosur. Mes viktimave ishte edhe një fëmijë.Ekipet e shpëtimit janë duke punuar për nxjerrjen e personave të cilët janë bllokuar nga rënia e disa pallateve.Nga ky tërmet i fuqishëm që preku Tajvanin mesnatën e kaluar ekziston frika se ka edhe shumë trupa të pajetë në rrënojat e pallateve të rrëzuara.Mediet kineze raportojnë se Tajvani, qytet në jug-perëndim, është më i godituri nga tërmeti.Vetëm tre vite më parë, një termet me magnitudë 6.3 ballë shkaktoi 4 viktima në Tajvan. Ndërsa në vitin 1999 vdiqën mbi 2300 persona pas një tërmeti 7.6 ballë.

