Mustafa: S’do të lejojmë grusht shteti e vrasje të policëve

"Nuk do të lejojmë grusht-shtet dhe as djegie e vrasje të policëve tanë. Të mbyllur, të izoluar dhe nëkonflikt me të tjerët, nuk mund të zhvillohet vendi. Dhuna nuk ka qenë kurrë kulturë e këtij vendi, nuk është as tani dhe s’duhet të jetë edhe në të ardhmen".

Kështu pohoi kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, pas takimit që pati me përfaqësues të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) dhe me përfaqësues të tjerë të federatave e sindikatave të vendit, ku janë njoftuar me aktivitetet e Qeverisë në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mundësive për vende pune, si dhe masat e drejtpërdrejta që Qeveria ka marrë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.Ndërsa sa i përket votimi për presidentin e Kosovës, i cili pritet të zgjedhet gjatë këtij muaji, Mustafa tha se po bëhet bujë shumë e madhe për këtë çështje, më shumë se sa që është vetë çështja. Ai tha se janë zotuar dhe se do të përmbushin zotimet e tyre, që i kanë dhënë me marrëveshjen koalicionit. E sa i përket çështjes së votës, ai theksoi se është e drejtë e deputeteve të Kuvendit të Kosovës, duke besuar plotësisht se ky proces do të kalohet me sukses.Mustafa duke folur për protestën e paralajmëruar nga opozita për datë 17 shkurt, tha se në këtë datë do të festohet, pasi që ata mburren me këtë datë, të cilën e konsiderojnë si datë të shprehjes së respektit për të gjithë ata që janë flijuar për këtë republikë. Mustafa po ashtu u pyet për gjuhen që ai flet në Bruksel.Kurse, Hashim Thaçi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme tha se metodat që ka zgjedhur opozita janë të gabuara. Sipas tij, synimi i vetëm i opozitës mbetet marrja e pushtetit me dhunë.Duke komentuar kërkesën e opozitës drejtuar presidentes për shpalljen e zgjedhjeve, Thaçi tha se opozita ka synim jo vetëm shpërbërjen e institucioneve por edhe të shtetit, por se këtë s’do ta arrijnë.Thaçi theksoi se zgjedhja e presidentit do të bëhet me një transparencë maksimale. Sipas tij, me këtë logjikë të dhunës, opozita po ndihmon PDK-në dhe LDK-në por po e dëmton shtetin.Ndërsa, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të pavarura të Kosovës (BSPK), Haxhi Arifi tha se ata kanë zgjedhur mënyrën e dialogut për t’i zgjidhur problemet dhe jo protestat e dhunën./KosovaPress/