Ismail Kadare feston 80 vjetorin në Paris, në Gjirokastër çelet shtëpia Kadare
80 vjetorin e Lindjes Shkrimtari i njohur Ismail Kadare e festoi në Paris, por dyert e shtëpisë ku ai lindi u celën për vizitorët.Mysafirët e parë në shtëpinë tërërisht të rikonstruktuar ishin kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.Kryeministri në fjalën e tij vuri në dukje se pas restaurimit tashmë nis një faze e dytë në mënyrë që kjo ndërtëse të mos mbesë vetëm në kuadrin e një shtëpie-muze Edi Rama: “Shtëpia ka nevojë që të popullohet me librat e Ismailit, me dorëshkrime, dhe sende personale që jam i bindur do të na i japë, edhe pse si gjirokastrit, do të na i japë me pikatore, pak nga pak. Dhe nga ana tjetër, unë kam folur edhe me Elenën që është gjysma më e mirë e Ismailit për të shtuar edhe një bibliotekë me librat e shkrimtarëve të dashur për Ismailin e miqtë e tij të vetmisë. Dhe kështu për të pasur brenda mureve të shtëpisë gjithë botën letrare të Ismailit. Shtëpia të mos jetë thjesht një muze, por të jetë një mjedis i gjallë që të rrijë hapur, të tërheqë njerëz jo vetëm për ta vizituar, por edhe për të studiuar dhe për të lexuar. Është një sfidë më vete të marrësh fjalën kur ke parasysh që po flet për njeriun që me fjalën shqipe ndërtoi një muze të tërë monumentesh të letërsisë, jo vetëm shqiptare, por dhe të letërsisë botëror.Ndërsa kryeparlamentari Ilir meta shkrimtarin Ismail Kadare përfaqësues të denjë të kulturës së kombit tonë dhe të identitetit të tij europian:Ilir Meta: Kadare përfaqëson kulturën e kombit tonë, identitetin tij europian dhe natyrisht që kjo është shumë e rëndësishme, sidomos në këto momente për vendit tonë dhe për kombin tonë. Kështu që i uroj mbarësi, suksese dhe jetë të gjatë e të pafundme”Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro vlerësoi se shtëpia muze, e cila mban statusin monument kulture, është një qendër e rëndësishme kulturore, jo vetëm për Gjirokastrën por për mbarë vendinMirela Kumbaro: Vetë Ismaili ka një dyzim mes shtëpisë që ishte dhe shtëpisë së dytë. Ne jemi sot për jetën e dytë, jetën kulturore, të artit, të shkrimtarëve, jo vetëm të Kadaresë, por të gjithë shkrimtarëve pa dallime të pasaportës që kanë. Do të jetë një qendër kulturore e cila do të menaxhohet së bashku nga bashkia dhe Ministria e Kulturës, si një vend ekspoziteEdhe kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, znj. Zamira Rami shprehu mirënjohjen: “Gjirokastra i kapërcen kufijtë dhe merr të tjera përmasa edhe falë birit të saj të cilit do t’i jetë përherë mirënjohës. I nderuar Kadare! Jetë të gjatë për vete, për familjen dhe për gjithë adhuruesit që dëshirojnë ta shijojnë sa më gjatë magjinë e penës suaj”Shtëpia e shkrimtarit u rikthye në identitet nën drejtimin Arkitektit Agron Doraci.
