Arrest me burg për Denis Shtrazën, akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e Çollakut

Denis Shtraza i dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut është paraqitur paraditen e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda për masën e sigurisë. 

Në sallën e gjyqit ai ka deklaruar se ka qënë i dënuar edhe më parë, ndërsa në deklaratat e dhëna në polici ka mohuar të jetë i përfshirë në ngjarjen e rëndë. 

33-vjeçari Shtraza i dyshuar si anëtar i një grupi kriminal që operon në zonën e Lushnjës dhe të Tiranës u prangos në Rinas ndërsa po tentonte të largohej nga vendi. 

Pasi dëgjoi pretendimet e prokurorisë dhe avokatit mbrojtës Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e arrestit burg për Denis Shtrazën.

Gazment Çollakut u rrëmbye mbrëmjen e 6 janarit te dy kullat në zonën e Vollgës në Durrës, nga 4 persona të veshur si police dhe u gjet i vrarë në Fushë Krujë.