Austria rrethon kufirin me barriera prej metali
Qeveria austriake ka ndërtuar një gardh prej metali që shtrihet në një gjatësi prej afro 4 kilometërash përgjatë kufirit të saj me Slloveninë.Burime zyrtare komunikuan se një masë e tillë u mor për të kontrolluar numrin e emigrantëve që vijnë çdo ditë.Në bazë të rregullave të reja të prezantuara nga Austria, në vend mund të hyjnë vetëm 500 azil-kërkues në ditë, të cilët ndër të tjera duhet të zotërojnë edhe një sërë dokumentash.Sipas një njoftimi të dhënë më datë 20 janar, qeveria austriake do të pranojë një kuotë prej 37.500 refugjatësh përpara se të bllokojë plotësisht kalimin e emigratnëve.Kostoja e ndërtimit të kësaj barriere mbrojtëse ishte 10 milionë euro. Sipas qytetarëve, një gjë e tillë është krejtësisht e gabuar, pasi kjo shumë parash mund të ishte përdorur në të mirë të mijëra emigrantëve që janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës.Austria ka pezulluar përkohësisht edhe regjimin pa viza Schegen duke rivendosur kontrollet në pikat kufitare./Oranews.tv/