Banorët e Dajçit në protestë kërkojnë dëmshpërblimin e përmbytjeve

Edhe protestën e dytë për këtë vit banorët e zonës së nënshkodres zgjodhën ta zhvillojnë në një prej njësive administrative më të goditura nga përmbytjet e 2010 – 2011-es, Dajçin.Këtë radhë ata bllokuan për më shumë se 10 minuta rrugën drejt fshatit Shirq, ndërsa kërkesa e tyre në drejtim të qeverisë mbetet e njëjtë, dëmshpërblim i përmbytjeve.Në mbështetje të tyre dolën edhe anëtarët e këshillit bashkiak të partisë Republikane, të cilët duke mos dashur ta trajtojnë çeshtjen politikisht, theksuan se këto 13 mijë familje sot kërkojnë një të drejtë që po u mohohet prej 5 vitesh.Pas kësaj proteste banorët e zonave Dajç, Velipojë, Berdicë dhe Bushat kanë kërcënuar se nëse nuk marrin një përgjigje për kërkesat e tyre, do t’i përshkallëzojnë protestat përpara prefekturës dhe deri në Tiranë, madje duke bllokuar rrugët nacionale..shkoder protesta1 shkoder protesta2 shkoder protesta3/Oranews.tv/