Oregon, gropa gjigante në rrugën 101
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Janar 2016, 10:42
Një “humnerë” mbreslënëse që për fat të mirë nuk shkaktoi viktima. Ajo u hap papritmas, përgjatë rrugës 101, në Oregon, ku muajin e kaluar në anën tjetër ishte hapur një tjetër vrimë në parkingun e një qendre tregtare, për shkak të shirave të rënduar. Toka filloi të jetë e paqëndrueshme, si rezultat i stuhive që goditën gjithë rajonin, dhe kjo është ndoshta arsyeja kryesore, thanë zyrtarët e Departamentit të Transportit.