Çelet stacioni veterinar në bashkinë e Urës Vajgurore
Në bashkinë e urës Vajgurore ëhstë krijuar stacioni veterianar, i pari në vend. Ministri i Bujqësisë teksa inaguroi shërbimin e ri për fermerët dhe blegtorët e zonës, vlerësoi se tashmë materializohet bashkëpunimi mes mes sektorit publik dhe atij privat për krijimin e një zinxhiri solid që jep më shumë garanci për konsumatorin.Ura Vajgurore bëhet bashkia e parë në vend që konkretizon reformën në shërbimin veterinar, përmes krijimit të stacionit veterinar.Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti vlerësoi se me celjen e satcionit veterinar do të rritet cilësia e shërbimit dhe do rritet bashkëpunimi mes sektorit publik dhe atij privat.Edmond Panariti: “Në këto stacione që do të farkëtohen shërbimi veterinar, ku drejtoritë do të lidhen me veterinerët, gjë e cila do të mundësojë rritjen e gjurmueshmërisë së sëmundjeve infektive, transmetueshmërinë nga kafsha tek njeriu, do të bëjë të mundur vaksinimin, gjurmimin e sëmundjeve, duke krijuar një zinxhir solid të parandalimit të sëmundjeve dhe garantimin e sigurisë së konsumatorit. Në këto qendra do të bëhet e mundur gjurmimi i sëmundjeve të kafshëve, dhe të gjitha proçeset veterinare. Ky sistem i ri formalizon një armatë veterinerësh, të cilët deri më tani ka qënë informale. Qarku i Beratit e fillon reformën veterinare duke u bërë qarku i parë që bën këtë reformë me këtë stacion bëhet oguri i parë i shërbimit veterinar, shumë shpejtë do të keni tre stacone të tjera veterinare."Nga ana tjetër, ministri vlerësoi subvencionet në bujqësi, si instrument për mbështetjen e fermerit.Qarku i Beratit, ku përfshihet dhe ura vajgurore, siguron një pjesë të mirë të të ardhurave nga bujqësia dhe blegtoria.