Facebook dhe Instagram ndalojnë reklamimin e armëve

Facebook nuk do t’i lejojë më përdoruesve të tij të reklamojnë armë zjarri, në faqet Facebook apo Instagram, që është shërbimi i shpërndarjes së fotove, në pronësi të kësaj kompanie.Kjo lëvizje vjen vetëm pak ditë pas debatit të madh në shtetet e bashkuara për aksesin ndaj armëve, pas ngjarjeve tragjike të javëve të fundit.Presidenti amerikan Barack Obama i bëri thirrje rrjeteve sociale dhe kompanive mediatike, që të shtrëngojnë rregullat dhe të ndalojnë reklamimin apo shitjen e armëve përmes rrjeteve sociale në internet, me qëllimin kryesor për të ndaluar tregtinë e armëve mes individëve, edhe përmes këtyre rrjeteve.Ndryshimi i rregullave e vendos shitjen e armëve nën të njëjtat kufizime të vendosura nga Facebook edhe për ilaçet dhe medikamentet ilegale.Por shitësit e licensuar të armëve të zjarrit do të jenë të lirë të japin lajmërime në rrjetet sociale por jo të kryejnë transaksione financiare përmes Facebook, tha zëdhënësi i kompanisë."Përgjatë dy viteve të fundit, gjithnjë e më shumë njerëzit po e përdornin Facebookun për të shitur apo blerë produkte të ndryshme, mes tyre edhe të armëve të zjarrit" tha Monica Bickert, shefja e politikave të Facebook."Ne po vazhdojmë të zhvillojmë teste dhe të tentojnë një linjë e një eksperiencë të re për produktet që publikohen e tregtohen përmes facebook por mos reklamimi i armëve të zjarrit do të jetë vërtet një revolucion", shtoi ajo.Facebooku është rrjeti social më i famshëm në botë, me 1.59 miliardë përdorues përqark globit, 219 milionë prej të cilëve në SHBA dhe Kanada.Grupet që mbështesin rritjen e kontrollit për armët e zjarrit e mirëpritën menjëherë këtë vendim të Facebook./oranews.tv/