Catherine Zeta Jones sërisht në klinikë

Catherine Zeta Jones është shtruar sërish në një klinikë të specializuar për mjekimin e shqetësimeve depresive, nga të cilat aktorja vuan prej dy vjetësh.Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja Sarah Fuller, e cila ka shtuar se Jones vendosi me vullnetin e saj që të shtrohej në spital, shkruan The Sun."Ajo vendosi të marrë mjekime të rregullta, për ta menaxhuar shëndetin e saj në mënyrën sa më optimale", ka deklaruar zëdhënësja e aktores.Së fundmi Zeta Jones është kthyer në ekranet e kinemasë amerikane në shkurt me trilerin "Side Effects", i pritur me sukses nga kritika dhe publiku.