Fotografitë që xhelozojnë Chris-in
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Maj 2013, 16:13
Lidhja Rihanna-Chris Brown vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së faqeve të thashethemeve. Së fundmi, këngëtari është ndjer xheloz për shkak të disa fotografive të publikuara në Twitter, kështu që e ka larguar këngëtaren nga profili i tij.25-vjeçarja është treguar shumë e afërt me një "fans" të quajtur Justin LaBoy duke bërë disa fotografi mjaft intime me të, të cilat kanë përfunduar në profilin e tij në rrjetin social.Ata janë takuar në një klub nate në New Jersey dhe djaloshi krenar që i ka qëndruar pranë Rihannas, menjëherë ka hedhur në internet fotografitë e përbashkëta."Unë dhe gruaja ime Rihanna, kemi dalë sonte", ka shkruar LaBoy duke shtuar se as vet s'e di se si është takuar me yllin e famshëm.