I jep të birit të ngasë Ferrarin, arrestohet biznesmeni indian
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2013, 14:27
Një bizesmen indian është arrestuar sepse i ka lejuar të birit 10 vjeç të ngasë Ferrarin e tij. Lajmi që ka bërë xhiron e botës tregon se burri quhet Mohammed Nisham dhe është akuzuar se ka vënë në rrezik jetën e djalit të tij dhe se i ka dhënë leje një minoreni pa patentë të ngasë makinën e tij.Policia në fakt ndërhyri pasi vuri re një video të publikuar në YouTube ku duket fëmija duke ngarë makinën luksoze disa herë në një rrugë lagjeje, e përkrah tij është një bashkëmoshatar i tij.Babai i kishte dhënë çelësat e Ferrarit si dhuratë për ditëlindjen e tij të dhjetë dhe kishte filmuar me krenari skenën rreth dy javë më parë. Videoja në pak kohë u bë shumë popullore aq sa është parë nga mbi një milion njerëz.