Lëmshi Rihanna-Chris-Drake

Duket se i ati i Chris Brown ka pasur të drejtë sa i përket lidhjes së tij me Rihanna-n.Këto ditë, është shkaktuar një rrëmujë në rrjetet sociale përsa i përket lidhjes së këtyre  të dyve por, duke përfshirë këtu edhe ish të dashurin e Rihanna-s, këngëtarin Drake .'Life & Style' raporton se, Rihanna ka qenë në një club me Drake të shtunën në orët e hershme të mëngjesit. Kjo mund të ketë qenë vetëm një rastësi dhe të dy të ndodhen në të njëjtën club pa ndonjë qëllim, por kjo gjë ka shkaktuar neveri tek fansat.Dy javë më parë, ishte Drake ai i cili nxiti konflikt duke folur për Chris në një program në radio."Pasiguritë e tij janë arsyet pse unë bëjë muzikë më të mirë. Në një pikë, femra të cilën ai e dashuron ra në dorën time dhe unë bëra çfarë secili mashkull do të bënte, e trajtova me respekt", tha Drake.Ndaj kësaj, Chris u tregua pak më i matur duke thënë:"Njerëzve nuk u pëlqejnë disa njerëz. Unë nuk i pëlqej atij, ai nuk më pëlqen mua".E heshtur nuk ka ndenjur as Rihanna e cila gjatë ndarjes së çmimeve, 'MTV Video Music Awards',ajo e quajti Drake një "trap"