Eliza Dushku së shpejti në Shqipëri
Aktorja amerikane me prejardhje shqiptare, Eliza Dushku, duket se së shpejti do të rikthehet në Tiranë.Nëpërmjet rrjeteve sociale, ajo ka shënuar "Dear Albania Coming Soon…", që nga mediat shqiptare është interpretuar si paralajmërim i vizitës së saj. Por ky postim ndërlidhet edhe me emërtimin e filmit të saj dokumentar.Ardhja e fundit e Dushkut në Shqipëri, nuk ishte vetëm për të vizituar shtetin amë, por edhe për një eveniment të rëndësishëm, për të sjellë dokumentarin "E dashur Shqipëri" dedikuar Shqipërisë."E dashur Shqipëri", sjell rrugëtimin e gjatë të aktores me famë në Hollywood, nga veriu në jug të Shqipërisë duke prezantuar për 1 orë e 30 traditën e popullit tonë. Dokumentari është një përmbledhje e udhëtimit të gjatë të Eliza Dushkut në 15 qytetet të Shqipërisë, në kërkim të të rrënjeve të saj në Korçë.Filmi dokumentar është një pasqyrë e promovimit të pasurive dhe vlerave të Shqipërisë, ku janë përfshirë personalitete të forta, imazhe mahnitëse dhe shenja kulturore, si ushqimi, muzika, moda, sporti dhe jeta e natës.