Indeksi ekonomik Shqipëri-Greqi, Rokanas: Investimet po dyfishohen

Shkëmbimet ekonomike me Greqinë pritet të njohin një hov të ri.Për herë të parë në Tiranë, u prezantua indeksi i marrëdhënieve të biznesit mes dy vendeve ku përfaqësues të sipërmarrjes greke dhe shqiptare bënë bilancin e ecurisë së bashkëpunimit por nënvizuan edhe objektivat për të ardhmen.Leonidha Rokanas:  Marrëdhëniet midis dy vendeve po lulëzojnë dhe investimet po dyfishohen. Nga vitit 2012 deri në 2014, bizneset që kanë ardhur në Shqipëri që nga marrja e detyrës time si ambasador kanë regjistruar një numër gjithnjë e në rritje duke shtuar edhe aktivitetet në përgjithësi. Kjo është dicka inkurajuese, pavarësisht problemeve kalimtare me të cilat ne po përballemi. Ne jemi të gatshëm të përparojmë me marrëdhëniet tona. Ndërsa zv. Kryeministri, Niko Peleshi përdori statistikat për të treguar rolin e investimeve greke në Shqipëri.Numri dy i qeverisë, u bëri thirrje sipërmarrësve të huaj që të rrisin iteresin investitor në vendin tonë, ndërsa garantoi për ofrimin e një klime të mirë biznesi.Peleshi: Nëse stoku i investimeve të huaja direkte, në Shqipëri shënoi 4.5 miliard euro në fund të vitit 2014, peshën kryesore të shteteve të origjinës e zë Greqia me vlerë 1.2 miliard euro, ose 26% të totalit të stokut. Pra bizneset greke kanë pasur besim dukshëm më herët dhe më shumë se të tjerët në vendin tonë. Sa i përket shkëmbimeve tregtare, Greqia radhitet në vend të dytë me 400 milion euro në vit.Vitet e fundit, të dy vendet kanë hyrë në një fazë të re marrëdhëniesh, që janë konkretizuar me bashkëpunime në disa sektorë.