Beqaj përuron repartin e imazherisë, 95 mln lekë investim

95 milion lekë ka kushtuar investimi i ministrisë së Shëndetësisë për repartin e imazherisë në spitalin rajonal të Shkodres, të cilin zgjodhi ta inagurojë vetë numri një i këtij dikasteri Ilir Beqaj.Pasi pa nga afër konkretizimin e këtij investimi, ministri Beqaj u informua nga bluzat e bardha se plot 3 mijë pacientë do të marrin shërbimin mjekësor më pranë banesave të tyre, duke mos udhëtuar më drejt Tiranës. Imazheria i shtohet spitalit të kryeqendrës së veriut si shërbim i ri, pasi më parë nuk ka ekzistuar.Beqaj: Me këtë rezonancë manjetike sëpari në plotësojmë shërbimin e imazherisë në spitalin rajonal të Shkodrës, i shërbejmë më shpejt qytetarëve. Besoj se kjo paisje do t’u shërbejë nga java e ardhshme jo vetëm qytetarëve të Shkodrës, por dhe qarkut të Kukësit dhe qarkut të Lezhës.Të tjera investime premtoi në shëndetësi ministri Beqaj, ndërsa hodhi poshtë akuzat e opozitës lidhur me konçensionet në këtë sektor jetik, duke marrë si shembull vetë spitalin e Shkodres.Beqaj: Partneriteti publik-privat është një formë efektive e përdorur jo vetëm në Shqipëri për të zgjeruar shërbimin, edhe vetë ligji jonë i këtij parneriteti tregon që qeveria mund të ftojë investitorë privatë që ti mundësojnë të kryejë shërbimet që ajo duhet ti kryejë, apo të krijojë parakushtet për këto shërbime. Rasti më tipik është rasti i spitalit të Shkodrës.Janë një sërë investimesh që po finalizohen në spitalin e Shkodres nga ana e qeverisë Shqiptare, ndërsa nga e mërkura hyn në fuqi edhe ligji për mjeket e familjes, që do të ofrojnë shërbimin falas për cdo pacient.