Jan Rudolph: S'ka justifikim për moskryerjen e zgjedhjeve të rregullta në Shqipëri

"25 vjet pas mbarimit të diktaturës komuniste nuk mund të ketë më justifikim për moskryerjen e zgjedhjeve të rregullta në Shqipëri që të jenë plotësisht në përputhje me standardet demokratike evropiane," tha sot I ngarkuari me punë Jan Rudolph në "Konferencën Kombëtare për Korrupsionin Zgjedhor; domosdoshmëria për një reformë zgjedhore të thelluar dhe përfshirëse" organizuar nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë (KVV).Konferenca që mblodhi kryetarin e Parlamentit Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, kreun e opozitës Lulzim Basha, ambasadorin e SHBA Donald Lu, zëvendësambasadorin e Prezencës së OSBE-së Robert Wilton, si dhe përfaqësues nga palët përkatëse të interesuara, synonte të kthente vëmendjen drejt një çështjeje kyçe për Shqipërinë, siç është trajtimi i korrupsionit zgjedhor."Financimi i partive në Shqipëri ka nevojë të mbikëqyret më mirë", shtoi Jan Rudolph. "Shqipëria ka nevojë për sisteme efektivë për rregullimin dhe monitorimin e financimit të fushatave," teksa i bëri thirrje "gjithë aktorëve përgjegjës të bëjnë gjithçka që është e mundur për ta përdorur momentin aktual historik."Pas konferencës, Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore do t’i paraqitet për shqyrtim një dokument që reflekton problemet dhe rekomandimet e theksuara.