Haxhinasto takoi Karajanov, flasin për Rrugën e Arbrit dhe hekurudhat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Janar 2016, 16:48
Ministri i Transportit dhe Infrastruktës Edmond Haxhinasto ka pritur në një takim Ambasadorin e Maqedonisë në Shqipëri Stojan Karajanov.Në takim u fol për një koordinim më të mirë mes 2 vendeve, për projektet e infrastrukturës. Ministri Haxhinasto dhe Ambasadori Karajanov, diskutuan për vendosjen e një standarti të përbashkët për “Rrugën e Arbrit” mes 2 vendeve.Pikë tjetër e diskutimit ishte për lidhjen hekurudhore mes 2 vendeve, si dhe për gjallërimin e shërbimit hekurudhor midis Portit të Durrësit dhe kufirit me Maqedoninë. Në takim u fol për të vijuar mbajtjen gjallë të procesit të Berlinit dhe koordinimit midis vendeve të rajonit, për realizimin e projekteve të rrjetit kryesor.